Llazarevski përfundon sezonin para kohe

Qendërmbrojtësi i FC Shkupit, Dimitrija Llazarevski e ka mbyllur sezonin para kohe. Llazarevski është duke vuajtur nga një lëndim në muskulin e këmbës dhe si duket nuk do jetë pjesë as edhe dy xhirove të fundit në Ligën e Parë të Maqedonisë që FC Shkupi do t’i luaj me Sileksin dhe Makedonija Gjorçe Petrovin.

Nga tabori “bardheblu”, duke u mbështetur nga të dhënat e fundit të stafit mjekësor njoftojnë për “Infosport” se rikuperimi i plotë i Lazervskit ende nuk është kryer dhe se do të zgjasë edhe për një kohë të padefinuar për momentin, gjë që numri i 23 i FC Shkupit me shumë gjasa nuk do të jetë në dispozicion për lojë deri në përfundim të sezonit.

Kujtojmë që Llazarevski u lëndua në ndeshjen ndaj Pelisterit të zhvilluar në Çair në kuadër të xhiros së 24-t në elitën vendore, ndërsa pretendohej që të rikthehet në fushë pas dy javëve, por një gjë e tillë nuk ndodhi, duke qenë së lëndimi doli më serioz se sa parashihej. / “InfOSport.mk”

Leave a Reply