“Telekom Arena” sonte mëson mysafirin e parë të Superkupës

Sonte nga ora 20:45 luhet finalja e madhe e Liga Evropës ndërmjet Mançester Junajtedit dhe Ajaksit. Të gjithë sytë e sportdashësve janë kthyer kah “Friends Arena” të Stokholmit ku do të përballen gjigandet anglez me ata të Holandës, me këta të fundit që veç më njëher e kanë të fituar këtë kompeticion, ndërsa Junajtedi asnjëher në histori të tyre nuk e ka shijuar këtë trofe.

Gjithsesi, kjo përballje finale është veçanërisht e rëndësishme për Maqedoninë,  pasi skuadra fituese e këtij dueli me 8 gusht do udhëtojë për në Shkup për takimin e Superkupës që do të luaj ndaj ekipit që do ta fitojë finalen e Ligës së Kampionëve, e cila zhvillohet me 3 qershor ndërmjet Real Madridit dhe Juventusit.

Takimi Superukupës është përcaktuar të luhet në stadiumin “Telekom Arena” në Shkup.

Leave a Reply