Dy kampionët e Kukësit, Emini dhe Lena

Izair Emini dhe Nijas Lena dje edhe zyrtarisht pranuan trofeun e titullit kampion në Superligën shqiptare me Kukësin e tyre, njofton “infOSport.mk”.

Ata ishin ndër më të merituarit për këtë sukses historik të skuadrës verilindore, e cila titullin e parë kampion e siguroi që një javë më parë, mirëpo që dje edhe zyrtarisht pranuan Kupën nga ana e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit,  Armando Duka.

Një gjë e tillë ndodhi pas ndeshjes në transfertë ndaj Luftëtarit, skuadër kjo e cila mund të lëvdërohet si skuadra e vetme që i shkaktoi disfatë, tashmë kampionit të ri të Shqipërisë, Kukësit, skuadër kjo e cila në 35 xhiro rradhazi nuk njihte fjalën disfatë.

Kukësi dje u mund minimalisht 1:0 nga skuadra gjirokastrite, mirëpo kjo nuk zbehu festën e futbollistëve kuksian, të cilët festuan deri në orët e para të mëngjesit këtë sukses historik.

Nijas Lena ishte një motor i pandalshëm në mesfushën e Kukësit gjatë gjithë sezonit, derisa Izair Emini si golashënuesi i dytë i skuadrës pas kroatit Pejiç, ndihmoi këtë skuadër drejt arritjes së qëllimit. Është ky titulli i parë kampion për të dy futbollistët shqiptarë nga Maqedonia në Superligën shqiptare, që dje edhe zyrtarisht e mbylli sezonin 2016/2017.

Leave a Reply