FC Shkupi cakton edhe tre miqësore tjera në Turqi

FC Shkupi do të zhvillojë edhe 3 ndeshje miqësore gjatë qëndrimit në Bolu të Turqisë. Ndeshja e dytë miqësore në Turqi, pas humbjes ndaj Nefçit nga Azarbejxhani (0-2), ditë më parë (dhe e treta me radhë, pas fitores ndaj Dritës së Gjilanit në Shkup me 2-0), do të jetë më 27 qershor (e mërkurë) kundër Levadisë nga Estonia, ndërsa një ditë më pas, FC Shkupi do të mat forcat me skuadrën boshnjake të Çelikut.

Agjencioni për aranzhimin e ndeshjeve miqësore në koordinim me stafin teknik të FC Shkupit dhe trajnerin Zekirja Ramadani, kanë konfirmuar se planifikohet edhe një ndeshje tjetër miqësore më 2 korrik, një ditë para kthimit të ekspeditës së FC Shkupit në vendlindje.

Leave a Reply