ZYRTARE, Ranieri emërohet trajneri i ri i Nantës

Klaudio Ranieri edhe zyrtarisht është emëruar në postin e trajnerit te skuadra franceze e Nantës. Strategu italian me skuadrën elitare franceze, pjesë e së cilës së fundmi ishte edhe Lorik Cana, ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, ndërsa lajmin e ka bërë publik vetë faqja zyrtare e Nantës në “Tëitter”.

Ranieri ishte i papunë pas shkarkimit në mesin e sezonit të kaluar nga Lester Siti, me të cilën skuadër sezonin 2015/2016 bëni mrrekullinë, duke e shpallur skuadrën angleze kampione të Premierligës, ndaj favoritëve të mëdhenj si Mançester Siti, Mançester  Junajted, Arsenal, Çelzi e Liverpull.

Leave a Reply