Trepça 89 e Ramadanit, sjell disa përforcime të reja

Kampionët e ri të Superligës së Kosovës, Trepça 89 ka filluar të sjell emra të rinjë në skuadër. Njëri prej futbollistëve të ri që iu ka bashkuar ekipit të trajnerit shkupjan Zekirija Ramadanit, është sulmuesi nigerian Odi Henry që te mitrovicasit kaloi nga radhët e Lirisë.

“Mendoj që skuadra po funksionon si një familje. Kuptohemi shumë mirë me njëri tjetrin, mentaliteti është ndryshe, kjo më bënë të ndihem sikur jam në shtepinë time.  Është hëra e parë që do të luajme në Ligën e Kampionëve. Të gjithë kundërshtarët mendojnë që skuadrat nga Kosova janë autsajdere dhe ky është një avantazh për neve që të shkojmë atje dhe ti befasojmë të gjithë” është shprehur Henry për mediat në Kosovë.

Përveç nigerianit, Trepça 89 është përforcuar edhe me Kushtrim Lushtakun, me këtë të fundit që sezonin që lamë pas luajti për Kukësin.

Dy transferimet e reja i ka vlerësuar lartë edhe trajneri Ramadani. Kujtojmë që Trepça 89 ndeshjen e parë historike në kualifikmet e Ligës së Kampionëve do ta luaj me 28 qershor ndaj Vikingurit.

Leave a Reply