Trepça ’89 e Zekës humb, por shpreson (VIDEO)

Trepça ’89 është mposhtur në ndeshjen e turit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve ndaj Vikingur. Skuadra e udhëhequr nga strategu shkupjan, Zekirja Ramadani pësoi disfatë me rezultatin 2:1, gol ky që shton shpresat e mitrovicasve se në ndeshjen e kthimit do të mund të shkruajnë historinë dhe të kualifikohen për në turin e dytë.

Skuadra kosovare ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme edhe për kundër rezultatit negativ.

Super Goli i Fiton Hajdarit ndaj Vikingur

Публикувахте от Fansat e Futbollit Kosovar в 27 юни 2017 г.

Golin e parë në histori të Ligës së Kampionëve për një klub kosovar e shënoi Fiton Hajdari në minutën e 39-të, kur shënoi një super gol me një goditje tepër precize nga jashtë zonës.

Ndryshe golat për Vikingur në këtë përballje i realizuan Vatnhamar (17’) dhe nigerini Laëal (73’).

Ndeshja kthyese në program është me datë 04 korrik dhe njëjta zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Leave a Reply