Ballistët shpalosin Shqiponjën gjigande në “San Siro”

“infOSport.mk” drejtëpërdrejtë nga Milano


Ndeshjen kundër Milanit dhe Shkëndijës në “san siro” janë duke e ndjekur rreth 40 mijë shikues, ndërsa në mesin e tyre ndodhen edhe rreth 500 “Ballistë” të flaktë të cilët vërtetë do të jenë një stimul i madh për Shkëndijën në këtë përballje historike.

Ata e filluan ndeshjen duke kënduar himnin kombëtarë, ndërsa njëkohësisht në tribunën sipër tyre shpalosën flamurin gjigandë Kombëtarë.

Vërtetë emocione të papërshkruara nga “San Siro”, që po na i sjellin tifo grupi “Ballistët”, të cilët të organizuar me rreth 20 autobus nga Tetova kishin udhëtuar drejt Milanos.

Leave a Reply