Sahiti: Ndeshje e rëndësishme, besoj të nxjerrim rezultat pozitiv

Skuadra e Rabotniçkit sonte do të luaj ndaj Tre Penes në kuadër të ndeshjes së parë eliminatore në Liga Evropa. “Romantikët” ndeshjen e parë e luajn në transfertë në San Marino, ndërsa mesfushori kosovar Suad Sahiti për portalin tonë është shprehur se do të jetë ndeshje e vështirë për skuadrën e tij, pasi favorit në cikle eliminatore nuk ekzistojnë.

“E dime se kanë vlerë të madhe këto ndeshje për neve dhe për ekipin tonë, pasi që ndeshjet evropiane janë më interesante dhe më të forta. Ne jemi përgatitur maksimalisht sfidën e sotme dhe besoj që do të nxjerrim rezultat pozitiv. Favorit në ndeshjet europiane nuk ka, të shohim çka do të ndodh deri në fund”, është shprehur Suad Sahiti enkas për “InfOSport.mk”.

Takimi Tre Penes-Rabotniçki do të luhet sonte me fillim në orën 20:30, ndërsa ndeshja e kthimit ndërmjet këtyre dy skuadrave do të luhet me 6 korrik në Shkup.

Leave a Reply