ZYRTARE, Teri kapiten i ri i Aston Villas

Xhon Teri është përzgjedhur kapiten i Aston Villas, të cilën skuadër do e udhëheq që sonte në ndeshjen kontrolluese ndaj Shrevzberi Taun. 36-vjeçari, Teri me skuadrën nga “Championship” nënshkruajti në fillim të këtij muaji, pasi 22 vite me rradhë ishte pjesë e skuadrës së Çelzit.

Kontrata e Terit me skuadrën nga “Villa Park” është për një sezon, ndërsa në marrëveshjen mes palëve ekziston një marrëveshje, sipas së cilës veterani anglez mund të përfitojë plotë 4 milion sterlina, në rast se Aston Villa rikthehet në Premierligë.

Roli i kapitenit për Xhon Terin nuk është diçka e re, duke pasur parasysh se një gjë të tillë kishte bërë edhe te Çelzi, ndërsa një kohë bukur të mirë edhe te Kombëtarja e Anglisë.

Leave a Reply