Morata pranon ofertën e Milanit!

Derisa futbollistët e Milanit ndodhen në turne në Kinë, drejtuesit e klubit po punojnë për të sjellë në skuadër një sulmues të fortë.

Pistat për të sjellë në “San Siro” Obamejang dhe Belotti mbeten ende të hapura, por blerja e një sulmuesi të madh është domosdoshmëri, dhe mediat italiane raportojnë mëngjesin e sotëm se Morata mund të rikthehet në Serinë A, por ketë herë për të veshur fanellën “kuqezi”. Ndërkohë që edhe vetë sulmuesi shprehet se dëshiron të largohet nga Madridi.

Pas blerjeve të Bonuçit dhe Bilias, ardhja e Moratas do të ishte “qershia mbi tortë” e merkatos së Milanit, që nuk ka shumë problem financiare.

Morata aktualisht është pjesë e Real Madridit, drejtuesit e së cilës skuadër kërkojnë 90 milionë euro për shërbimet e futbollistit të tyre, por spanjollët janë gati të bisedojnë me “kuqezinjtë” për këtë transferim.

Më 3 qershor, Morata deklaroi se nuk ka ndërmend të rikthehet në Serinë A, për respekt të Juves, ku luajti deri vjet, por duket se sulmuesi është gati të pranojë ofertën e Milanit edhe pse këta të fundit sezonin e ri nuk do të luajnë në Ligën e Kampionëve, por do jenë vetëm pjesë e ndeshjeve të Liga Evropa.

Leave a Reply