Sportingu Lisbonës do ta “blindojë” Ristovskin me 45 milionë euro

Anësori i djathtë i përfaqësueses së Maqedonisë, Stefan Ristovski shihet si punë e kryer për të kaluar nga Rijeka te Sportingu i Lisbonës, pasi dje mediat kroate publikuan se ai ka udhëtuar drejt Portugalisë për t’i kryer testet mjekësore.

Në mediat kroate janë bërë të ditur edhe detalet e kontratës që do të firmos Ristovski me Sportingun, ku në sy bie klauzola që ka vendosur Sportingu për reprezentuesin e Maqedonisë, e cila përmban shifrën e 45 milionë eurove.

Ndryshe Sportingu kartonin e Ristovskit nga Rijeka e ka blerë vetëm për 3.5 milionë euro. Ka mbetur vetëm çështje kohe për t’u prezantuar Ristovski te Sportingu.

Leave a Reply