Zidan: Ronaldo është këtu për të luajtur, por unë jam ai që vendosi!

Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan një ditë para ndeshjes ndaj Mançester Junajtedit në kuadër të Superkupës së Evropës, ka folur në konferencën për shtyp.

“Kemi dëshirë të madhe të ia fillojmë sezonit të ri dhe me padurim presin që të fillojnë ndeshjet zyrtare. Stërvitemi dhe jemi optimist për sezonin e ri. Për ndeshjen e nesërme po përgatitemi si çdo herë, i dimë të gjitha detalet të kundërshtarit. Ronaldo ëshë mirë dhe më impresionon se është i gatshëm fizikisht si para finales së Ligës së Kampionëve. Kristiano është këtu për të luajtur, mirëpo nesër unë vendosi. Sa i përket Bejlit, mendojë se është i koncentruar edhe e pret ndeshjen. Ky është Real Madridi, luajta këtu 6 vite, por luajta edhe për klube tjera dhe e di se si luhet ndaj Realit. Të gjithë duan ta fitojnë. Moti i nxehtë sbesoj se mund të na bëjë problem, pasi të dyja ekipet jemi stërvitur në SHBA, ku temparaturat ishin të njejta si këtu”, është shprehur Zidan në konferencë.

Leave a Reply