Osmani: Dështuam në mbrojtje

Trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani fajin per disfaten e larte ia hodhi mbrotjes se sipas tij nuk ishte ne nivelin e duhur. Ai per ndeshjen e kthimit paralajmeroi ndryshime ne kete repart.

“Nje disfate e rende, qe ndoshta nuk e kishim pritur. Megjithate Milani eshte Milan. Mendoj se beme shume gabime ne mbrojtje. Pikerisht kjo ishte pjesa ku mendoj se deshtuam” – tha Osmani ne konferencen per shtyp.

Ne pyetjen tone nese do kete ndryshime ne kete repart, ai tha: “Patjeter qe do bejme ndryshime ne kete repart, ndersa gjithashtu shpresoj se do paraqitemi ne nje fotografi me te mire”.

Shkendija sonte humbi 6:0 ne ndeshjen e pare te fazes “play-off” te Liga Evropa ndaj gjigandeve te Milanit, te cilet pas nje jave do vijne ne Shkup per te zhvilluar ndeshjen e kthimit.

Leave a Reply