Enis Bardhi do të luaj në ndeshjen e parë të La Liga-s

Enis Bardhi me shumë gjasa do të debutojë nesër me fanellën e Levantes në ndeshjen e parë të sezonit në La Liga. Shkupjani është rikuperuar plotësisht nga lëndimi dhe sot është stërvitur me Levanten, ku sipas të gjitha gjasave do të luaj nesër ndaj Vilarealit.

Bardhi mori një lëndim në ndeshjen e fundit miqësore që Levante e zhvilloi ndaj Elçes, në të cilën sfidë shkupjani realizoi edhe një supergol. Kujtojmë që ndeshja Levante-Vilareal në program është nesër me fillim në orën 20:15.

Leave a Reply