Ramadani: “Maqedonia zgjodhi Strumicën  për shkak tifozëve shqiptarë”

Ndeshja ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018” pa dyshim se është ndër ngjarjet kryesore në këto dy vende fqinje. Ndeshja pritet të jetë e nxehtë, kjo edhe për historinë e kaluar mes dy popujve, por që shpresojmë se të martën gjithçka do të jetë në rregull dhe se nuk do të “lind” edhe një Beograd 2.

Pikërisht që të shmanget një gjë e tillë krerët e federatës së futbollit të Maqedonisë kishin vendosur që kjo ndeshje të zhvillohet jashtë Shkupit, jashtë qytetit i populluar me dy etnitetet më të mëdha në vend, shqiptarë dhe maqedon.

Megjithatë një vendim i tillë u diskutua shumë nga mediat shqiptare si dhe nga vetë FSHF-ja, që megjithatë në fund pranoi që kjo ndeshje të zhvillohet në stadiumin “Mladost” në Strumicë.

Ndërkohë një vendim i këtillë sipas Zekirja Ramadanit, ish trajnerit të FC Shkupit, FC Flmaurtarit të Vlorës dhe tashmë KF Trepçës ’89 nga Mitrovica, është bërë për shkak tifozëve shqiptarë, që sipas tij do të ishin në numër më të madh se ato maqedonas, nëse kjo ndeshje do të zhvillohej në Shkup.

“Po të luhej në stadiumin e qytetit të Shkupit, që plotëson të gjitha kriteret, jam i bindur që do kishte më shumë tifozë shqiptarë sesa maqedonas. Vetëm për këtë arsye është vendosur të luhet në Strumicë dhe besoj se do të ketë shumë kontrolle në autostradë për të mos lejuar udhëtimin e tifozëve” – u shpreh Ramadani, i cili në këtë përballje sheh si favorit “kuqezinjtë” e Kristian Panuçit.

Shqipëria është e favorizuar. Rezultati që Maqedonia mori në Izrael mund t’i bëjë dëm”, përfundoi strategu shkupjan intervsitën e tij dhënë për Radio Televizionin shqiptarë.

Leave a Reply