Ndizet festa “kuq e zi”, Ballistët dhe Plisat ndezën Tetovën (VIDEO)

Dy tifo grupet e njohura shqiptare “Ballistët” nga Tetova dhe “Plisat” nga Prishtina janë takuar sot në mesditë në Tetovë, ku kanë filluar me entuziazëm festën e tyre para se të ndërmarrin etapën e fundit të udhëtimit të tyre drejt Strumicës së bashku edhe me tifozë tjerë “kuq e zi”, të cilët gjithë së bashku do të nisen drejt qytetit lindor për të përkrahur Kombëtaren shqiptare në përballjen me Maqedoninë.

Me kore dhe brohorima dhe me këngën tashmë të njohur për gjithë shqiptarët “Xhamadani Vija Vija”, ata kanë ndezur atmosferën në qytet, para se të vazhdonin gjithë së bashku rrugëtimin e tyre me autobus drejt Strumicës, aty ku sonte pritet të japin maksimumin në përkrahje të djelmoshave “kuq e zi”.

Autobusët me tifozë shqiptarë gjatë gjithë kohës janë të shoqëruar nga policia maqedonase, pasi një patrullë i shoqëron duke u ndërruar në kufirin e çdo qyteti. Deri më tani nuk ka pasur asnjë incident gjatë rrugës dhe gjithçka ka vijuar normalisht, ndërsa shpresojmë të jetë ashtu deri në arritjen e tyre në stadiumin “Mladost”, aty ku sonte me fillim në ora 20:45 mejdanin për herë të parë në tokën maqedone në një ndeshje zyrtare do të ndajnë Maqedonia dhe Shqipëria.

Rikujtojmë deri më tani të gjitha ndeshjet që i kishin zhvilluar këto dy përfaqësuese në Maqedoni kishin qenë me karakter miqësor.

Публикувахте от Krenar Osmani в 5 септември 2017 г.

Публикувахте от Krenar Osmani в 5 септември 2017 г.

Leave a Reply