Koke: Nuk do ta kemi të lehtë ndaj Shqipërisë

Dy mesfushorët e kombëtares spanjolle, Koke dhe Alkantara kanë folur në konferencën e sotme për shtyp në kuadër të ndeshjeve që do të luajnë ndaj Shqipërisë dhe Irazelit.

Mesfushori i Atletiko Madridit i pyetur nga gazetarët për sfidën e radhës ndaj Shqipërisë tha se nuk do t’a kenë të lehtë fitoren, por se beson në kualitetet e ekipit dhe nivelit që kanë.

“Kemi nivelin e duhur për të fituar ndeshjen me Shqipërinë, nuk do të jetë e lehtë por besoj do t’ia dalim”- tha Koke.

Ndeshja ndërmjet Spanjës dhe Shqipërisë që do të zhvillohet në Alikante në program është me datë 06 tetor. Është kjo ndeshja e parafundit për të dyja përfaqësueset në kuadër të ciklit eliminatorë për Botërorin “Rusi 2018”, ku deri në fund do të zhvillojnë edhe nga një ndeshje. Spanja do të luaj me Izraelin, teksa Shqipëria në “Loro Boriçi” do të mirëpret Italinë.

Leave a Reply