Probleme për Panuçin para sfidës me Spanjën, lëndohet edhe një tjetër futbollist

Shtohen problemet për seleksionuesin e Kombëtares Shqiptare të futbollit, Kristian Panuçi në prag të sfidës me Spanjën, që zhvillohet sonte në Alikante.

Pas Abrashit, Strakoshës dhe Cikalleshit, listës së futbollistëve të dëmtuar u është shtuar edhe Andi Lila.

Ai ka pësuar një tërheqje muskulore, ashtu që nuk do të jetë në gjendje për të ndihmuar skuadrën ndaj “iberikëve”.

Rikujtojmë përveç emrave të futbollistëve të dëmtuar, Panuçi për ndeshjen ndaj Spanjës nuk do të mund të llogarisë edhe në shërbimet e futbollistëve të skualifikuar, si Mavraj, Roshi dhe Kukeli.

Mungesa këto shumë të mëdha, që i sjellin shumë kokëdhembje trajnerit italian të Kombëtares shqiptare, e cila megjithatë shpreson në një rezultat të mirë sonte përballë Spanjës, ndeshje kjo që starton në ora 20:45.

Leave a Reply