Maqedonia U21 mundet nga Serbia në Shkup, ndalet seria ‘pahumbje’ (VIDEO)

Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë në futboll ka pësuar humbje me rezultat 0:2 nga Serbia në ndeshjen e dytë të eliminatoreve për Evropianin 2019 për të rinjë. Serbet pothuajse dominuan terrenin “Petar Millshevski” në Shkup, duke shënuar me anë të Lukiçit në minutën e 23-të, ndërsa golin e dytë e realizoi Zhivkoviq në të 38-tën, që vulosi gjithçka nga ky takim për rezultat përfundimtar 0:2.

Për Maqedoninë kjo ishte disfata e parë në këto eliminatore dhe e para pas asaj serie të gjatë pa humbje, me Serbinë që prish këtë ecuri të mirë të shpresave të vendit tonë. Të përzgjedhurit e Milevskit ndeshjen e radhës do ta luajnë ndaj Gjibraltarit në transfertë me 10 tetor.

Leave a Reply