Gafa e UEFA-s, që si duket ka fiksim Kombëtaren shqiptare

Kombëtarja shqiptare e futbollit mbrëmë me ndeshjen ndaj Italisë mbylli ciklin eliminatorë për Botërorin “Rusi 2018”. Megjithatë si duket për UEFA-n, “kuqezinjtë” ende nuk kanë përfunduar ndeshjet e këtyre eliminatoreve, pasi sipas tyre sonte Shqipëria do të duheshe të luaj katër ndeshje brenda një nate.

Institucioni më i rëndësishëm i futbollit europian, ashtu si çdo mbrëmje kishte publikuar ndeshjet e ditës së sotme, por në fakt personat përgjegjës për krijimin e pareve rivale përmes grafikës kishin gabuar rëndë.

Ashtu edhe siç shihet në foton më poshtë ata kanë vendosur katër herë emrin e Shqipërisë në vend të Zvicrës, Gjibraltarit, Bosnje e Hercegovinës dhe Qipros.

Gabimet janë pjesë e jetës, ndërsa ata që punojnë dhe gabojnë.

 

Leave a Reply