Lajm i mirë për madrilenët? Reali dëshiron ta largojë Bejlin!

Drejtuesit e Real Madridit janë duke menduar të largojnë sulmuesin uellsian, Gereth Bejl. I transferuari me shumë bujë në radhët e “Los Blankosve”, mesa duket konsiderohet i panevojshëm për teknikun Zinedin Zidan.

Dëmtimet e shpeshta të 27-vjecarit duket se janë dhe shkaqet se përse presidenti i Realit të Madridit sëbashku me teknikun Zinedine Zidane po mendojnë të shesin lojtarin. Sipas mediave britanike, Reali ia ka ofruar Bejlin ekipit të Mançester Junajtedit për një shumë prej 90-të milionë eurove.

Bejl me shumë gjasa mund të largohet nga Reali në merkaton dimërore, pasi klubi madrilenë nuk e dëshiron në skuadër për të ardhmen. Ky lajm si duket është edhe i mirë për tifozët e Realit, të cilët nuk ishin të kënaqur nga paraqitjet e tij me fanellën e “Mbretërve”.

Leave a Reply