Shqipëria edhe përkundër disfatës nga Italia vendosi një rekord të ri

Kombëtarja shqiptare e futbollit mbrëmë pësoi disfatë nga Italia (0:1), ndërsa edhe përkundër këtij fakti ata mbyllën këtë cikël eliminatorë në pozitën e tretë në grupin “G”. Pikërisht kjo arritje përbënë rekordin e “kuqezinjëve”, të

të cilët pozicionohen për herë të parë në vendin e tretë në një fushatë kualifikuesesh për Botëror.

Me dy nga skuadrat përfaqësuese më të njohura në Botë si Spanja dhe Italia, Shqipëria nuk mund të bënte më shumë.

Hapi vendimtar drejt vendit të tretë në grup ishte fitorja në Izrael me shifrat 3:0, ndeshje e cila ishte e fundit për ish-trajnerin e Shqipërisë, Xhani de Biazin.

Kristian Panuçi, në katër ndeshjet e tjera që drejtoi “kuqezinjtë” në këto eliminatore, arriti të mbante vendin e tretë në grup, edhe pse humbi dy sfidat e fundit, ndaj Spanjës dhe Italisë.

Leave a Reply