Vjen edhe largimi i tretë nga rradhët e Ballkanit

Skuadra kampione e Kosovës në futboll, Ballkani, ka zyrtarizuar edhe largimin e tretë nga skuadra gjatë kësaj merkatoje të verës, përcjellë “infOSport.mk”.

Skuadra nga Suhareka së fundmi ka ndarë rrugët me sulmuesin nga Liberia, i cili pjesë e Ballkanit ishte nga nëntori i vitit 2022. Një gjë të tillë nga skuadra kosovare kanë bërë të ditur përmes faqes zyrtare në Facebook.

Me anë të këtij postimi ju njoftojmë se aventura e sulmuesit Van Dave Harmon me fanellën portokall e zi ka mbaruar. Klubi të falenderon për kontributin e dhënë dhe të dëshiron shëndet e suksese në karrierë”, thuhet ndër tjerash në njoftimin zyrtar të Ballkanit.

Kujtojmë nga rradhët e Ballkanit u larguan edhe mbrojtësit, Rustem Hoxha dhe Astrit Thaqi, me këtë të fundit, i cili gjatë ditës së sotme u prezantua tek rivalët e Dritës së Gjilanit. (infOSport.mk)

Leave a Reply