Mediat serbe shpalosjen e flamurit gjigand shqiptarë e quajnë si provokim!!

Tifozët e Skënderbeut para fillimit të ndeshjes ndaj Partizanit të Beogradit në tribunat e stadiumit në “Elbasan Arena” kishin shpalosur flamurin gjigand shqiptarë, ndërsa një gjë të tillë mediat serbe e kishin pranuar si provokim, shkruan “infOSport.mk”.

Ka qenë e përditshmja “kurir.rs” që ka reaguar lidhur me këtë detaj, duke shkruar: “SKANDAL NË ELBASAN: Ja si shqiptarët provokuan futbollistët e Partizanit”.

Me siguri se gjithka që ka të bëjë me shqiptarët serbëve ju pengon, edhe pse asgjë nuk ndalon Skëndërdeun dhe tifozët e kësaj skuadre për të shpalosur flamurin e tyre kombëtarë.

Si duket serbët kanë harruar se takimin e sontshëm janë duke e zhvilluar pikërisht në tokën e Shqipërisë, një shtet ky i formuar që nga viti  1912, me një histori të lavdishme, dhe me një nga flamujt më të bukur në Botë, Shqiponjën dy krenare, e cila përveç se në Elbasan ka valvitur e lirë edhe në shumë vende të tjera, qofshin ato nga Ballkani, apo edhe Evropa.

Leave a Reply