Zvicra e shqiptarëve arrinë fitore të madhe në Belfast (VIDEO)

Përfaqësuesja e Zvicrës ka arritur të sigurojë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Irlandës së Veriut, duke bërë një hap të madh drejt Botërorit “Rusi 2018”.

E udhëhequr nga futbollistët shqiptarë që ka në përbërje, protagonistë absolutë në takimin e sotëm, Zvicra shënoi fitore 1:0 në ndeshjen e parë të balotazhit.

Xhaka, Shaqiri dhe Xhemaili ishin tre futbollistë që koordinonin manovrën ofensive të skuadrës e cila sulmoi pareshtur dhe iu afrua disa herë golit. Por ai do të vinte vetëm falë një penalltie të paqenë në pjesën e dytë, të cilën gjyqtari e dha pas një goditje të Shaqirit që u devijua nga Evans me shpatull.

Përgjegjësinë për të ekzekutuar këtë 11-të metërsh e morri futbollisti i Milanit, Rikardo Rodrigez, i cili nuk gaboi duke shënuar golin e vetëm të takimit.

Ndeshja e kthimit në program është të dielën (12.11) dhe e njëjta do të zhvillohet në Bazel.

Leave a Reply