Kosova përmbys Letoninë në një ndeshje të çmendur (VIDEO)

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitoren e parë si vendas, pas pranimit në FIFA dhe UEFA. Të besuarit e trajnerit Muharrem Sahiti sonte në Mitrovicë mundën Letoninë me rezultatin 4:3, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo një ndeshje e çmendur me shumë kthesa në rezultat, ku fituesi u vendos vetëm në kohën shtesë.

Madje Kosova deri në minutën e 86-të ishte në disavantazh (2:3), ndërsa në ato momente Elbasan Rashani barazoi shifrat në 3:3, duke shënuar një gol të papritur pasi devijoi një tentim të kundërshtarit për të larguar topin.

Këtu nuk ishte fundi i golave të shënuar në këtë ndeshje, pasi ëmbëlsira e vërtetë për futbollistët kosovar  erdhi në minutën e 94-të, kur Besar Halimi shtyu topin në rrjetë, pasi i njëjti ishte devijuar nga shtylla pas goditjes së qendërsulmuesit, Atdhe Nuhiu.

Ndryshe ishin mysafirët ata të cilët të parët shënuan me anë të Kluskins në minutën e 11-të, ndërsa Kosova u përgjigj vetëm pas dy minutave me golin e Amir Rrahmanit. Letonia në minutën e 31-të sërish kaloi në epërsi, kësaj rradhe falë golit të shënuar nga Valerijs Sabala, teksa që këto dy përfaqësuese në pushim të shkojnë me rezultat të barabartë mendon Vedad Muriqi me golin e realizuar në minutën e 44-të.

Kluskins në minutën e 59-të mendon për epërsinë e tretë të Letonisë në këtë ndeshje, mirëpo shpirti luftarak i futbollistëve të përfaqësueses së Kosovës u shpërblye në 5 minutat e fundit të takimit kur falë golave të shënuar nga Rashani dhe Halimi në fund shënuan fitore, duke gëzuar gjithë ata tifoz që ishin prezent në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Leave a Reply