Sadiku golashënuesi i katërt më i mirë në historinë e Kombëtares shqiptare

Me dy golat e shënuar sonte ndaj Turqisë, Armando Sadiku ka arritur në shifrën e 11 golave të shënuar me fanellën e Kombëtares shqiptare, duke u barazuar kështu në pozitën e katërt në listën e përjetshme të golashënuesve shqiptarë me Altin Raklin dhe Hamdi Salihin.

Një gjë të tillë sulmuesi fierak ka arritur në 32 ndeshje të zhvilluara, shumë më parë se Hamdi Salihi, i cili një shifër të tillë golash e kishte arritur në 50 ndeshje, teksa Altin Rakli në 63 ndeshje.

Sadiku pas vetes ka lënë Igli Taren dhe Sokol Kushtën, të cilët në ndeshjet me fanellën “kuqezi” kishin arritur të shënojnë nga 10 gola.

Para Armando Sadikut në renditjen e të gjitha kohëve mbeten vetëm Erjon Bogdani me 18 gola, Alban Bushi me 14 dhe Ervin Skela me 13 gola.

Leave a Reply