Shqipëria “pushton” Turqinë (VIDEO)

Shqipëria ka shënuar fitore në ndeshjen e parë miqësore të epokës “Panuçi”. “Kuqezinjtë” edhe pse me 10- futbollistë për afro 50 minuta, në fund shënuan fitore me rezultatin 3:2, njofton “infOSport.mk”.

Ishte bomberi Armando Sadiku që paralajmëroi këtë fitore të “shqiponjave” në Antalia, me dy golat e tij të shënuar në një interval kohor prej 15 minutash.

Golin e parë sulmuesi fierak e realizoi në minutën e 24-të, kur mjaft mirë shfrytëzoi depërtimin e bukur nga e  djathta të Odise Roshit dhe me një të djathtë të fuqishme shënoi golin e parë në rrjetën e Babaxhan.

Po të njëjtit aktorë ishin më meritorët edhe për golin e dytë, duke mos ndryshuar fare rolet. Me Roshin asistues dhe Sadikun realizues, shkruan “infOSport.mk”.

Megjithatë në një momente këtë fest të “kuqezinjëve” e prishi Ledian Memushaj, i cili në harkun kohor prej vetëm 9 minutash u ndëshkua me dy kartonë të verdhë duke lënë skuadrën në inferioritet numerik vetëm 4 minuta para përfundimit të pjesës së dytë.

Këtë më së miri e shfrytëzuan turqit, të cilët vetëm pas dy minutave lojë në pjesën e dytë arritën që të shënojnë golin e parë në rrjetën e Berishës me anë të  Under. Megjithatë kjo nuk prishi ekuilibrin e lojës së “kuqezinjëve”, të cilët me anë të Eros Grezdës në minutën e 55-të shënuan edhe golin e tretë.

Mirëpo golat e shënuar në këtë ndeshje nuk morrën fund, pasi i sapofuturi Akbaba ngushton sërish diferencën.

Kalimi i minutave shënoi raste për vendasit, por pa ndryshim të rezultatit, i cili në fund foli për Shqipërinë e Kristian Panuçit.

Leave a Reply