Shënoi dy gola, ndërsa në mes të ndeshjes me fanellë dhe taka shkoi në spital në lindje te gruaja

Sulmuesi i krahut të skuadrës së Uigan, Ryan Colclough, 21 nëntorin do të mbajë mend një kohë të gjatë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e tij dje po zhvillonte ndeshjen e javës së 19-të ndaj Donkaster në kuadër të “League One”, ndërsa pikërisht falë golit të tij të shënuar në minutat shtesë të pjesës së parë, Uigani në pushim shkoi me epërsi të sigurtë prej dy golave, pasi më parë një autogol kishte realizuar futbollisti kundërshtarë, Rajt.

Mirëpo pikërisht në dhomat e xhveshjes ai mësoi edhe një lajm tjetër të gëzueshëm, se gruaja e tij në ato momente ndodhej në spital dhe se do të lindte fëmiun e tij të parë.

Pasi mësoi këtë lajm ai i nervozuar u rikthye në fushë pse nuk ndodhet pranë bashkëshortes së tij,  ndërsa vetëm pas 8 minutave lojë në pjesën e dytë u ndëshkua me kartonë të verdhë, që më pas në minutën e 58-të, të shënojë edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Uiganin, shkruan “infOSport.mk”.

Ky gol vetëm se siguroi fitoren e skuadrës së tij, ndërsa menjëherë pas shënimit të tij ai luti trajnerin për ta zëvendësuar, me qëllim që të shkoj pranë gruas së tij. Një kërkesë e tillë iu realizua nga ana e trajnerit të Uiganit, Cook Paul, i cili e zëvendësoi në minutën e 60-të, ndërsa Ryan Colclough me shpejtësi doli nga stadiumi, madje duke mos hequr fare fanellën dhe taket, me të cilat në spital takoi djalin e tij që i kishte sjellë në jetë bashkëshortja e tij.

Leave a Reply