Panuçi beson te Naser Aliji:  Habitem si ky futbollist është pa skuadër

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian  Panuçi krahun e majtë të mbrojtjes me shumë gjasa do i’a besoj futbollistit kumanovar, Naser Aliji, edhe pse ky i fundit aktualisht është pa skuadër. Një gjë e tillë megjithatë nuk i pengon strategut italian, i cili madje habitet se si një futbollist si Aliji është pa skuadër.

“Krahu i majtë? Kemi Alijin, ndërsa Hysaj nuk do të spostohet në të majtë, por do të luajë në pozicionin e tij. Nëse na mungojnë alternativat, kemi edhe Veselin. Habitem që Aliji është pa skuadër, sepse është një lojtar që më pëlqen shumë. Edhe në mars do të jetë i grumbulluar në Kombëtare, pavarësisht nëse do të ketë apo jo skuadër. Nëse vazhdon kështu, pa skuadër, sigurisht që do të jetë problem, por në miqësore duhet të jetë” – tha Panuçi në konferencën për shtyp të organizuar për gazetarë, të cilët e ngacmuan pikërisht për grumbullimin e futbollistit kumanovar së fundmi në ndeshjen me Turqinë.

Leave a Reply