Musliu: Ndaj Rabotniçkit me çdo kusht na duhet tri pikë!

Përballja Vardari-Rabotniçki do të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm për faktin që prodhon një derbi në elitën e futbollit vendor, por edhe për ecurinë jo të mirë që ka Vardari në këtë gjysmësezon të parë. Kampionët janë në ndjekje të Shkëndijës që kryeson bindshëm tabelën në LPFM, ndërsa synimi tyre janë vetëm tri pikë në këtë ndeshje të prapambetur të xhiros së 12-të me Rabotniçkin që ta zvogëlojnë diferencën në 8-të me kryesuesit.

“Në këtë ndeshje nuk do të paraqitemi në të njëjtën mënyrë sepse me çdo kusht na duhet 3 pikët që të jemi sa më afër kreut. është ndeshje shumë e vështirë , sepse pikësëpari është një ndeshje derbi dhe aty nuk ka favorit”,  tha mes tjerash Visar Musliu , në emisionin “Prosports” në ALSAT M.

Kujtojmë që ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave iu takoi “romantikëe” që fituan me rezultat 3:1. Përballja Vardari-Rabotniçki luhet nesër në “Filipi i Dytë” me fillim në orën 13:00.

Leave a Reply