FSHF ndëshkon ashpërr dhunuesit e arbitrit në Shqipëri (VIDEO)

FSHF ka dhënë vendimin final për skuadrën e Këlçyrës ose më mirë thënë dhunuesit e arbitrit kryesor të ndeshjes me Përmetin në kategorinë e dytë të futbollit në Shqipëri. Në përfundim të mbledhjes, Komisioni i FSHF-së ka vendosur përjashtimin e nga kampionati i Kategorisë së Dytë për skuadrën dhe ndëshkim të ashpër për protagonistët e dhunës ndaj gjyqtarit në ndeshjen e luajtur kundër Përmetit. Këtij të fundit i jepet në tavolinë fitorja 3-0.

Ndërkohë, zyrtari i KF “Këlcyra”, Robert Spahiu për kërcënim, nxitje të akteve të dhunës ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me një vit pezullim nga aktiviteti dhe gjobë.

Lojtarët e Këlcyrës Entilion Kamberi, Renis Spahiu dhe Kamber Kamberaj, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohen me përjashtim përgjithmonë pjenga çdo aktivitet futbollistik.

Pamje jo te hijshme ne aspektin e futbollit vijne nga Shqiperia, ku ne ndeshjen Permeti-Kelcyra qe bejne pjese ne kategorine e dyte eshte rrahur arbitri. Futbollistët dhe stafi i Kelcyres kanë sulmuar arbitrin e ndeshjes Albi Paco pasi ky i fundit ka dhënë penallti për Përmetin. Ndeshja ne fjale eshte nderprere dhe pritet te mirret vendimi nga FSHF.

Публикувахте от infosport.mk в 10 декември 2017 г.

Leave a Reply