FC Shkupi bën hyrjen pa pagesë për ndeshjen me Vardarin

Kryesia e FC Shkupit ka vendosur që ndeshjen e kthimit për 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë ndaj Vardarit, ta bëjë hyrjen pa pagesë në stadium. Njoftimin e kanë bërë vet FC Shkupi përmes një postimi në fan page-in e tyre zyrtar në rrjetin social fejsbuk. Ndeshja FC Shkupi-Vardari do të luhet të dielën në stadiumin e “Gjorçe Petrov”, duke filluar nga ora 13:00.

Në vijim postimi i plotë i FC Shkupit:

“Të nderuar dashamirë të futbollit, tifozë të FC Shkupit, duke marrë parasysh që të dielën skuadra jonë luan një nga ndeshjet shumë të rëndësishme në kuadër të 1/8-tës, së Kupës së Maqedonisë, ku në ndeshjen kthyese futemi me rezultat pozitiv 1:1 dhe jemi në cilësinë e nikoqirit, kryesia e FC Shkupit ka vendosur që në këtë ndeshje të gjithë ata që do të vijnë të shikojnë ndeshjen FC Shkupi – KF Vardari, hyrja do të jetë pa pagesë. Andaj ju ftojmë që të vini në numër sa më të madh dhe të përkrahim skuadrën e zemrës në suksesin e radhës, duke shpresuar në kualifikim në çerekfinale.

Ndeshja FC Shkupi – KF Vardari luhet të dielën (17.12.2017) me fillim në orën 13:00 në stadiumin Gjorçe Petrov.

Me Respekt:

Kryesia e FC Shkupi”

Leave a Reply