Botërori për Klube, sot finalja Real Madrid-Gremio në Abu Dhabi!

Real Madridi do të të kërkojë të mbrojë titullin e kampionit të botës në finale që do të zhvillohet sot pasdite në orën 18:00 ndaj Gremios në Abu Dhabi. “Los Blancos” kanë vuajtur për të siguruar një vend në finalen e madhe dhe u është dashur një gol i realizuar nëntë minuta para fundit të ndeshjes së fituar 2-1 ndaj Al Jazira-n në gjysmëfinale.

Kjo do të jetë ndeshja e parë mes Real Madrid dhe Gremio.Në rast të një fitoreje, Real Madridi do të barazojë rekordin e Barcelona-s, që e ka fituar 3 herë këtë kompeticion. Nëntë nga 13 finalet e këtij kompeticioni janë luajtur mes ekipeve europiane dhe amerikanojugore: 6 fitore për europianët, 3 për amerikanojugorët.

Leave a Reply