Lajm senzacional! Shvajnshtajger i bashkohet Partizanit

Ish reprezentuesi gjerman, Bastian Shvajnshtajger, mund të bëjë një transferim senzacional, duke iu bashkuar skuadrës së Partizanit nga Beogradi. Një gjë të tillë pohojnë mediat serbe, sipas të cilave Shvajnshtajger pas përfundimit të kontratës me skuadrën nga MLS Ligës Amerikane, Çikago, mund ti thotë po skuadrës “bardhezi” nga Beogradi.

Shvajnshtajger është një fans i madh i skuadrës së Partizanit, ndërsa nëse marrim parasysh edhe faktin se bashkëshortja e tij, tenistja Ana Ivanoviç është nga Beogradi, atëherë shumë lehtë mund të ndodh që një paralajmërim i këtillë të bëhet edhe realitet.

Shvajnshajger pas vetes ka shumë trofe të fituar në veçanti me Bajernin e Munihut, pjesë e së cilës skuadër ishte për plotë 13 vite (2002-2015), ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu  ishte pjesë edhe e Mançester Junajtedit, nga e cila skuadër gjatë këtij viti u transfera te skuadra amerikane e Çikagos.

Leave a Reply