Flamurtari publikon listën e futbollistëve për në Antalia

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro ka përpiluar listën me futbollistët që do të marrë me vete në mini-fazën përgatitore të janarit.

Kuqezinjtë do të nisen drejt Turqisë të hënën dhe do të qëndrojnë në Antalia deri në 21 janar.

Ajo që bie në sy është fakti se Duro ka marrë me vete edhe dy lojtarë të moshave, një 17-vjeçar dhe një 19-vjeçar, ndërsa gjithashtu pjesë e saj janë edhe përfocimet e bëra nga kampionati ynë vendor nga ana e skuadrës vlonjate, e cila gjatë kësaj merkatoje transferoi Fisnik Zukën e FC Shkupit, Argjent Gafurin e Renovës, ish sulmuesin e Sileksit, Igor Nedeljkoviç, si dhe ish mesfushorin e Rabotniçkit, Muarem Muarem.

Lista e lojtarëve që do të nisen drejt Turqisë:
PORTIERË
Adis Nurkoviç
Edmir Sali
Pano Qirko
MBROJTËS
Franc Veliu
Ditmar Bicaj
Goran Siljanovski
Emiljano Musta
Artim Polozhani
Lejdi Liçaj
Sokol Maze
Fjoralb Deliaj
Fisnik Zuka
MESFUSHORË
Muhamed Useini
Ariel Muçollari (U19)
Alesio Hyseni
Nildo Viktor Zhufo
Lancinet Sidibe
Argjent Gafuri
Arinaldo Rrapaj (U17)
Xhuljo Tushi
Muarem Muarem
SULMUES
Igor Nedeljkoviç
Ardit Hoxhaj
Sekou Kamara
Danilo Almeida Alvesh
Tomislav Bushiç

Leave a Reply