Derbi i Pellagonisë megjithatë nuk do të zhvillohet në Shkup!

Derbi i Pellagonisë, i pari i stinorit pranveror në elitën e futbollit vendor midis Pobedës dhe Pelisterit, megjithatë nuk do të zhvillohet në Shkup, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse një gjë e tillë ishte paralajmëruar gjatë ditës së djeshme, sot drejtuesit e skuadrës nikoqire, në këtë rast Pobedës, konfirmuan se rivalin e tyre do ta mirëpresin në stadiumin “Kukush” në Turnovë.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që Pobeda të luaj ndeshje kampionale si nikoqir në Turnovë, pasi një gjë të tillë kishte bërë edhe gjatë sezonit të kaluar.

Fillimisht kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohet në një nga terenet e FFM-së në Shkup, ndërsa me shumë gjasa ndeshjet e tjera kampionale si nikoqir, Pobeda do ti zhvillojë në stadiumin “Tumbe Kafe” në Manastir.

Leave a Reply