Bardhi me Levanten munden nga Valencia (VIDEO)

Futbollisti shkupjan Enis Bardhi me skuadrën e tij Levanten është mposhtur nga Valencia me rezultat 3:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 23-të në kampionatin spanjol, La Liga.

Valencia shënoi golin e parë të sfidës me anë të Minas në minutën e 17-të, përderisa Levante u kundërpërgjigjë menjëherë 1 minutë më vonë me Postigon. Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë, ndërsa në të dytën Vieto në të 65-tën dhe Parejo ng penalltia në të 89-tën shënuan golat e fitores për Valencian.

Bardhi e nisi këtë sfidë nga stoli, ndërsa u aktivizua në lojë në minutën e 72-të, duke zëvendësuar kështu Dukuren, përderisa shqiptari tjetër Armando Sadiku ndjeki ndeshjen nga tribuna.

Pas kësaj humbje, Levante renditet në pozitën e 17-të me 20 pikë të grumbulluara, ndërsa Valencia në të tretin me 43 pikë të tubuara./InfOSport.mk

Leave a Reply