“LOD 2018”, shtyhet përfaqësimi i Shqipërisë

Aktualisht në Korenë e Jugut po zhvillohen Lojërat Dimërore Olimpike, ku në mesin e pjesëmarrësve janë edhe garues nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria. Këta të fundit edhe pse duheshe që të debutojnë sot me dy skiatorët e tyre,  Suela Mëhilli dhe Erjon Tola, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Suela Mëhilli ishte paraparë që të garojë sot në ski alpine, por planifikimi i kësaj gare është shtyrë për datën 14 shkurt.

Shkak janë bërë kushtet jo të mira për të garuar në ski alpine, ashtu që edhe Erjon Tola do të garojë vetëm me datë 18 shkurt.

Leave a Reply