Bundesligë, java 24 shumë e varfër, 5 ndeshje, 5 gola (VIDEO)

Java e 24-të në Bundesligë doli të jetë shumë e varfër, sa u përket golave të shënuar. Në 5 ndeshjet e së shtunës janë shënuar vetëm 5 gola, kjo ndoshta edhe për faktin se skuadra më efikase e ligës, Bajerni i Munihut barazoi pa gola në shtëpi ndaj Hertës së Berlinit. Ndeshja më efikase ishte ajo midis Hofenhajmit dhe Frajburgut të Abrashit, që u mbyll me barazimin 1:1, ndërkohë Shtutgarti dhe Vreder Bremeni shfrytëzuan terenin vendas, duke shënuar fitore minimale ndaj Ajntraht Frankfurtit, gjegjësisht Hamburgut.

Skuadra e vetme që kishte shënuar fitore si mysafir, ishte Borusia Menhengladbahu, që falë golit të shënuar nga Kramer mundi Hanoverin.

Leave a Reply