Klop: Pa Kutinjon jemi më të fortë!

Jurgen Klopp pranoi se skuadra e Liverpool mund të ketë përfituar nga largimin e Philippe Coutinho te Barcelona, duke thënë se ata janë bërë më të paparashikueshëm pa fantazistin “dominues” nga Brazili. Liverpool luftoi fort për të shmangur largimin e Coutinho te Barcelona, por iu dorëzua dëshirës së futbollistit dhe ofertës së Barcelonës prej 160 milionë eurosh, gjatë merkatos së janarit. Gjithsesi, pavarësisht nga ky largim i bujshëm, Liverpool është paraqitur shumë mirë në fushën e lojës. Edhe pse e pranon se do të donte të kishte ende Coutinho në ekip, Klopp tha se ai është krenar për mënyrën si reaguan futbollistët e tij pas humbjes së një futbollisti thelbësor…

He tha për gazetarët: “Phil Coutinho ishte një futbollist shumë dominues në lojën tonë dhe sa herë që nuk ishin në ditën tonë më të mirë kishim gjithmonë idenë t’ia pasonim topin atij. Kur Phil nuk luante, gjithmonë na është dashur të bëjmë një punë ndryshe. Futbollistët janë aq të zgjuar sa gjithmonë e përdorin futbollistin e mirë. Te Barcelona, nëse e shikojnë se Messi është i lirë, nxitojnë t’i pasojnë. Kjo është ajo që bënim ne me Coutinho, por tani që ai nuk është më ne luajmë më mirë si skuadër. Tani përgjegjësia është e ndarë mbi të gjithë lojtarët dhe jo mbi një të vetëm. Mendoj se jemi më të fortë pas largimit të Coutinho, por padyshim që do të kisha dëshirë të punoja sërish me të.”(Telesport)

Leave a Reply