Caktohen ndeshjet e balotazhit për plotësimin e ligave të dyta, ja datat kur do të zhvillohen

Në “Shtëpinë e futbollit” sot u hodh shorti për dyshet e ndeshjeve të balotazhit për plotësimin e Ligës së Dytë-Perëndim.

Më 7 korrik në Stadiumin e Qytetit në Tetovë, në ndeshjen e parë do të takohen KF Çakllani dhe KF Fortuna, ndërkohë me 10 korrik po në të njëjtin stadium mejdanin do të ndajnë KF Çakllani dhe KF Veleshta.

Në rrethin e fundit më 13 korrik, gjithashtu në Stadiumin e Qytetit në Tetovë (do të luhet vetëm nëse do të ketë vlerë kualifikimi), KF Veleshta do të luajë kundër KF Fortuna.

Ndërkohë për plotësimin e Ligës së Dytë – Lindje, me 10 korrik në stadiumin e qytetit në Shtip, do të luhet ndeshja midis KF Rosoman dhe KF Slloga Vinicë.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen me fillim në ora 17:00.

Leave a Reply