Pas Ilieskit, Korabi firmos me Kocev të Makedonija GJ.P.

Vetëm disa orë pasi nënshkruan me Antionio Ilieskin, drejtuesit e Korabit kanë arritur që të bëjnë edhe goditjen e dytë në merkato, duke bërë për vete futbollistin e Makedonija Gj.P, Kristijan Kocev, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për një futbollistë të ri dhe të talentuar, i cili luan në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa pritet që bashkë me ekipin në fund të plotësojnë objektivin e skuadrës, inkuadrim në Ligën e Parë.

Ditëve në vijim, ashtu siç paralajmëruan nga KF Korabi, pritet të ketë edhe përforcime të tjera, aty ku klubi ka nevojë.

Leave a Reply