Korabi prezanton Antonio Ilieskin e Tikveshit

Korabi gjatë ditës së sotme ka prezantuar qendërmbrojtësin, Antonio Ilieski, me të cilin ka nënshkruar kontratë një vjeçare, njofton “infOSport.mk”.

Është ky përforcimi i parë në prag të sezonit të ri për skuadrën nga Dibra, që pretendon të krijoj një skuadër konkurrente për inkuadrim në Ligën e Parë.

Ndërkohë kujtojmë se ditë më parë, drejtuesit e kësaj skuadre vazhduan kontratat edhe për një vit me 3 futbollistët ofenziv, Ersin Fetahi, Emir Aliu dhe Egzon Aziri.

Leave a Reply