Ilirid Ademi tregon arsyen pse zgjodhi FC Shkupin

Ilirid Ademi edhe zyrtarisht sezonin e ri futbollistik do të luaj me FC Shkupin. Sulmuesi nga Gostivari me skuadrën nga Çairi ka firmosur kontratë 1-vjeçare, ndërsa në një prononcim për “infOSport.mk”, zbuloi arsyen përse zgjodhi pikërisht FC Shkupin.

“Te FC Shkupi erdha për shkak traditës dhe tifozëve që ka kjo skuadër. Vërtetë ndjehem i lumtur që do jem pjesë e kësaj skuadre, ndërsa “Shvercerave” ju premtoj se së bashku do festojmë shumë gola dhe suksese. Njëherit shfrytëzojë rastin të falënderojë klubin e Renovës, aty ku kalova një vit të mrrekullueshëm, ndërsa shpresoj që të kenë një aventurë të bukur europiane, njëjtë sikurse edhe neve si FC Shkupi, ku pretendojmë të paktën të kalojmë xhiron e parë në eliminatoret e Liga Europa” – u shpreh enkas për “infOSport.mk” sulmuesi nga Gostivari, Ilirid Ademi.

Sulmuesi 25-vjeçar shihet si një ndër sulmuesit më të mirë në futbollin vendor, ndërsa pikërisht FC Shkupi mund të jetë klubi i duhur ku i njëjti mund të shpërthejë dhe të tregojë edhe më shumë aftësitë e tij realizuese.

Me FC Shkupin, Ademi do të luaj edhe në ndeshjet e Liga Europa, ndërsa prezantimi i tij me fanellën “bardhekaltër” nga Çairi pritet të bëhet pasditën e sotme.

Leave a Reply