Musliu shënon golin e parë me Shkëndijën, Ibraimi sërish humb penalti (VIDEO)

Shkëndija në takimin e parë të javës së 22-të në elitën e futbollit vendor mundi Pobedën me rezultatin 3:0, njofton “infOSport.mk”. Golin e parë me fanellën e Shkëndijës në këtë ndeshje e realizoi Visar Musliu, i cili njëherit vendosi edhe rezultatin përfundimtarë të këtij takimi.

Visar Musliu shenon golin debutues me Shkendijen

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLVISAR MUSLIU SHENON GOLIN DEBUTUES ME SHKENDIJENSHKENDIJA – POBEDA 3:0(V. Musliu 47')

Публикувахте от infosport.mk в 3 март 2018 г.

Përveç mbrojtësit gostivaras në këtë ndeshje për Shkëndijën shënuan edhe dy sulmuesit, Marjan Radeski dhe Izair Emini, edhe atë që në pjesën e parë, teksa fitorja e “kuqezinjëve” mund të ishte edhe më e thellë në rast se Besart Ibraimi shënonte gol nga pika e bardhë në minutën e 51-të.

Ibraimi goditi fuqishëm, mirëpo duke qëlluar vetëm traverzën, teksa vlen të theksohet se ishte kjo penaltia e dytë që bomberi kërçovarë nuk arrinë të shënojë, pas huçjes edhe në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Akademia Pandev.

Besart Ibraimi humb penalti ndaj Pobedes

BESART IBRAIMI SËRISH HUMB PENALTIKesaj rradhe goditja e Besart Ibraimit perfundoi ne traverze

Публикувахте от infosport.mk в 3 март 2018 г.

Leave a Reply