Shkëndija afër dy titujve, tetovarët s’duhet bien pre e provokimeve nga Vardari!

Shkëndija e Tetovës ndodhet në një moment historik, kur e sheh veten në prag të rrugës për të fituar dy titujt të futbollit vendor, atë të Kampionatit dhe Kupës. Tetovarët nesër do ta luajnë takimin e kthimit të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë me Vardarin dhe shihen favorit për të kaluar në gjysmëfinale pas atij rezultati 1:1 në Shkup. Ndërkohë nga ana tjetër në Kampionat, kryeson bindshëm tabelën me 56 pikë, plotë 14 më shumë se ndjekësit Vardari.

Duke parë rezultatet dhe performansat në fushë, këtë ecuri të mirë të tetovareve mund ta ndal vetëm ndonjë penalizim i padëshiruar që mund të vjen nga provikimet eventuale. Prandaj përveç sfidës në fushë, sfidën e vërtetë tetovarët do ta kenë edhe në aspektin e përmbajtjes në tribuna, për tu përgjigjur me injorim çdo provokimi të mundshëm eventual që mund të bëjnë futbollistët nga Vardari i Shkupit, gjë që e kanë bërë edhe në të kaluarën vetëm e vetëm për të nxjerrë favore në radhët e veta./InfOSport.mk

Leave a Reply