Kristiano Ronaldo sonte bëri një super paraqitje ndaj Juventusit, ku me dy gola të shënuar ndihmoi Realin për të shënuar fitore me rezultatin 3:0 në “Allianc Arena” në Torino. Me këtë fitore “mbretërit” thuajse janë me një këmbë në gjysmëfinale, ndërsa Ronaldo sont impresionoi edhe vetë trajnerin Zinedin Zidan, i cili është i bindur se portugezi është aktualisht futbollisti më i mirë në botë.
Megjithatë Zizu insiston se goli i dytë i portugezit i shënuar me gërshërë, nuk kalon atë të shënuar nga vetë ai në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2001 kundër Bajer Leverkusenit, kur ndihmonte Realin që të shënonte fitore me rezultatin 2:1.
Gol më i bukur i sotmi apo ai i finales 2001? “I imi”, – u përgjigj duke qeshur para gazetarëve trajneri i Real Madridit, i cili foli edhe për përformancën e Kristiano Ronaldos: “Po tregon se është më i forti në botë. Ai është një lojtar ndryshe nga të gjithë të tjerët. Ka gjithmonë dëshirën për të bërë gjëra të mëdha, nuk ngopet kurrë me atë që bën dhe pastaj është i aftë të bëjë gjithçka. Sot ka bërë dy gola, por edhe ka gabuar raste të tjera.”