Osmani: Shkëndija posedon kualitet të fitojë Kupën edhe Kampionatin! (VIDEO)

Kualifikimi bindës i Shkëndijës në gjysmëfinale të Kupës ka lënë të kënaqur teknikun kuqezi, Qatip Osmani, posaçërisht pasi futbollistët e tij pas kampionatit, nxorën Vardarin nga gara për trofe edhe në Kupë.

“Në pjesën e parë Shkëndija nuk arriti që të shënojë, megjithatë në pjesën e dytë ekipi ishte në atë lojën që duhet dhe që e bën në këtë kampionat dhe mendojë që Shkëndija me meritë është në gjysmëfinale. Kështu që duke u bazuar në kualitetin e skuadrës që kemi, mendojë që Shkëndija ka kualitet që të fitojë edhe Kupën edhe Kampionatin”, është shprehur mes tjerash trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani.

Leave a Reply